Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu thotë se qeveria ka një plan për kthimin e mjekëve që punojnë jashtë vendit.
Në një intervistë për ABC News, Manastirliu u shpreh se po aplikohen disa mekanizma, ku një ndër to është edhe dhënia e bonusit 2.5 milionë lekë.
Ndër të tjera, Manastirliu nënvizoi se gjithashtu është duke u punuar për telemjekësinë.
“Ka dy momente. E para, janë politikat e mbajtjes së mjekëve që janë dhe e dyta është politika e përthithjes së atyre që kontribuojnë jashtë vendit. Patjetër që kjo është një pikë e strategjisë sonë të cilën ne jemi duke aplikuar sot disa prej mekanizmave, E para është një mekanizëm i cili ne kemi përdorur jo vetëm për mjekët të cilët punojnë jashtë vendbanimit, por jemi të gatshëm që ta vendosim në funksion edhe bonusin për ata që janë jashtë, mund të përdoret edhe në këtë drejtim. Pra, mjekët që duan të kthehen në vend për të ofruar kontributrin e tyre, për t’i vendosur bonusin 2.5 mln lekë dhe pagën. Ky është një prej mekanizmave.
Mjekë që punojnë jashtë, por kanë interes për t’u kthyer në vend, është gjithmonë ajo qe jemi duke projektuar dhe që ka lidhje me digjitalizimin dhe telemjekësinë. Jemi duke menduar dhe projektuar një program që bashkon mjekë të huaj, por edhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, për konsultat online, nëpërmjet telemjekësisë, nëpërmjet autonomisë spitalore”, theksoi ajo.
Diskutime rreth kësaj post