Ish-banori i Big Brother Vip 2, Tan Brahimi ndërsa ka qenë i ftuar në “Shqipëria Live”, ka folur në lidhje me eksperiencën e tij brenda shtëpisë dhe për nominimin nga Kiara.
“Aty është një presion shumë i madh, unë mund të them se ata ishin heronj.
Aty fillonte që tek presioni i kohës, unë s’para e shoh orën edhe kur shkoj në punë, e shkoj gjithmonë me vonesë, por aty doja me e ditë me patjetër se sa ishte ora.
Unë s’munda të përshtatshëm se secili aty kishte krijuar situatat e veta”, tha Tani.
Në lidhje me hatërmbetjet, Tani duke qeshur përmendi Kiarën, “shiko unë doja të dilja vetë dhe dola, nuk do më mbetej hatri edhe pse më nimonoi Kiara”.
Diskutime rreth kësaj post