Komediani Chris Rock, siҫ duket është lodhur duke folur për shuplakën famëkeqe të Oscar-it të Will Smith, por ai dëshiron të bëjë të qartë një gjë: Ajo dhemb.
Rock së fundmi, ka folur për incidentin e çmimeve Oscar 2022, gjatë një komedie të drejtpërdrejtë të Netflix.
“Ju e dini çfarë thonë njerëzit që “fjalët lëndojnë”. Kushdo që thotë fjalë të tilla, nuk është goditur kurrë me grusht në fytyrë”, u shpreh komediani.
Rock u lavdërua për ruajtjen e qetësisë së tij pas incidentit.
“Njerëzit thonë: “A ju lëndoi?” Ende dhemb!”, tha Rock.
Mes të tjeras, Rock u shpreh se ai beson se shuplaka kishte të bënte më shumë me vështirësitë e marrëdhënies së Smith dhe gruas së tij, Jada, sesa shakaja që ai bëri gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar.
Sjellim në vëmendje se Smith e goditi me shuplakë komedianin Rock pasi ky i fundit bëri një shaka për kokën pa flokë të gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.
“Njerëzit e lënduar i lëndojnë të tjerët. Unë e kuptoj se sa tronditëse ishte kjo për njerëzit. Ky ishte një inat që ishte akumuluar për një kohë të gjatë. Ishte një rrëmujë”, u shpreh Will Smith në intervistën e parë pas ngjarjes së bujshme.
Diskutime rreth kësaj post