Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka cilësuar 14 Majin si ditën e ndëshkimit shembullor për qeverinë, ku thotë se në këtë datë, qytetarëve do u rikthehen të drejtat, liritë, shpresa dhe dëshira për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Postimi:
“14 Maji, dita e ndëshkimit shembullor për “Rilindjen” që varfëron, shpopullon, korrupton dhe që kërkon të zgjedhë edhe opozitën.
14 Maji, dita e madhe e Ndryshimit, që qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve t’u rikthehen të drejtat, liritë, shpresa dhe dëshira për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post