Gërhima e Luizit në gjumë, ka qenë dhe vijon të jetë shqetësim për banorët, që nga dita e parë dhe Kiara i tha Luizit se edhe në qoftë se qielli me tokën të bashkohen, ajo nuk e duron dot gërmihën e tij.
Luizi tha se nuk ka çfarë bën, pasi ka probleme me frymëmarrjen për shkak të mishit të huaj në hundë.
Ai madje tha se nuk ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale, për shkak se heqja e mishit të huaj, do t’i ndryshonte timbrin e zërit.
Për shkak se ai këndon, zgjodhi të mos e bënte.
Luizi shtoi se ai gërhet edhe ditën kur flet më dikë.
Sipas tij, ka momente që gërhet kur flet apo qesh.
Kiara nga ana tjetër, tha se e njeh veten e saj shumë mirë dhe se gërhimën nuk e duron dot.
Diskutime rreth kësaj post