Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në një prononcim për mediat pas vendimit të Apelit për të rrëzuar Rithemelimin, u tha se gjykata e mori vendimin nën presionin e Edi Ramës.
Sipas tij, ky vendim është marrë për të përjashtuar opozitën nga zgjedhjet.
Deputeti shton se ky vendim shënon një ditë të zezë për drejtësinë.
“Nuk ka asnjë lloj ekuivoku që vendimi është marrë nën presion e Ramës. Një presion mbi gjykatën që ishte edhe sot në sallë. Ky vendim është për të përjashtuar opozitën nga zgjedhjet.
Vendim që ka thyer çdo rregull që deri më sot, duke pranuar vendimin i një palë që nuk bën as minorancën. Kjo i shërben Ramës që të mos ketë opozitë të vërtetë.
PD ka qenë fare e qartë. Ka ngritur një proces që për më shumë se një vit ka treguar vullnetin e qartë për të mos qenë pale me Edi Ramën.
Sot Apeli ç’bëri 11 Dhjetorin. Ky vendim shënon një ditë të zezë për drejtësinë”, tha Bylykbashi.
Në lidhje me mënyrën se si Rithemelimi do të futet në zgjedhjet lokale, Bylykbashi tha se këto janë vendimi që do të merren nga organet kolegjiale, të cilat për hirë të së vërtetës pas këtij vendimi janë të shkarkuar.
Diskutime rreth kësaj post