Prej ditësh nëpër rrjetet sociale, janë parë llogari të ndryshme që aludojnë se banori i “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli, është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Nëpër shtëpi, fansat thonë se ai dëgjohet duke kërkuar ilaçe, duke qëndruar i shtrirë, apo me orë të të tëra në dhomën e rrëfimit.
Së fundmi, në tjetër aludim po përhapet në rrjet për gjendjen shëndetësore të këngëtarit.
Një përdorues i rrjeteve sociale, mjaft aktiv me komentet rreth “Big Brother Vip”, ka ndarë me ndjekësit e tij disa Instastory, ku shprehet se Luizi mbrëmjen e djeshme, ka ka lënë shtëpinë për të shkuar në spital.
“Luizi paska qenë të spitali dhe ne nuk dikemi gjë?”,– shkruhet në story-n e parë, i cili pasohet nga një tjetër story sqarues.
“Luizi ka qenë, ka bërë analizat i shoqëruar sikur po çonin një njeri te fajshem, normale se “Big-u” ka rregulla. Dhe më pas në dhomën ku ka qenë Luizi, kanë ndenjur vetëm dy infermieret. Analizat e Luizit nuk janë ato të Shefqet Ndroqit, por këto që janë bërë para dy ditëve, të cilat janë në pritje për të dalë dhe nëse ato analiza dalin jo të mira ai do të largohet nga loja.
E keni vënë re shumë mirë që ai e ka thënë vetë që të shtunën do dalë sepse i është komunikuar që nëse nuk dalin mirë, duhet të largohet, ndaj si rrjedhojë ai zarfi mund të jetë për të”,– thuhet në story-n e dytë.
Vlen të përmendet fakti që nuk ka ende asnjë informacion zyrtar rreth gjendjes shëndetësore të Luizit.
Diskutime rreth kësaj post