Aktorja Eva Alikaj, e cila u përjashtua nga “Big Brother VIP” pas thyerjes së rregullave kryesore të programit me rekorde shikueshmërie, ka folur për herë të parë pas daljes nga shtëpia.
Pas debatit që ish-banorja bëri, fillimisht me Kristin dhe më pas momenti kulminant ishte me Luizin, atij të cilit i drejtoi fjalët.
“Ta çaj kafkën”, iu drejtua aktorja Luizit, një frazë që çoi në marrjen e vendimit nga Vëllai i Madh.
Por në “Shqipëria Live” Eva Alikaj, u kërkoi falje shqiptarëve për gjuhën që ka përdorur gjatë debatit.
“U kërkoj falje shqiptarëve që përdora ato fjalë aty, pasi e shohin të gjithë, edhe të rinj”, tha aktorja.
Diskutime rreth kësaj post