Luizi po tenton në çdo mënyrë që të ndreqë marrëdhënien e “krisur” me Kiarës. Sot në mëngjes, kur Kiara doli në oborr, ai i bëri kafen e përditshme dhe ia shërbeu në tavolinë.
Kiara e falenderoi për veprimin e tij, por mes tyre nuk pati asnjë përshëndetje, puthje, apo përqafim.
Mbrëmja e kaluar ishte disi e vështirë për çiftin. Kiara dhe Luizi diskutuan sërish ashpër. Ky i fundit i kërkoi Kiarës që ata të dy të flinin në një dhomë pranë njëri-tjetrit, por Kiara nuk pranoi me argumentin se ai gërhet shumë dhe se i krijon besdi.
Gjatë një bisede mes tyre në mesnatë, Luizi i tha Kiarës se e teproi me lojën e tij pak ditë më parë dhe se e ka marrë malli shumë për të.
“Më fal me gjithë shpirt”, ishin fjalët e tij.
Diskutime rreth kësaj post