Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa kritikon Albin Kurtin për marrëveshjen e arritur në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Ai thotë se marrëveshja 7 pikëshe parashikon një formë të vet-menaxhimit për serbet në Kosovë
“Marrëveshja bazë e pranuar nga Kryeministri Kurti në pikën 7 parasheh një formë të vet-menaxhimit për serbet në Kosovë, sipas përvojave evropiane.
Le të tregojë Presidentja Osmani, që vet-shitet si juriste e fortë se a është kjo në harmoni me Kushtetutën; a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo?
Menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, personelin, drejtimin (udhëheqjen) dhe kontrollin. Pra kompetenca ekzekutive. Këto i pranoi kryeministri ynë. Asociacioni është diçka tjetër”, shkruan ish-kryeministri Isa Mustafa.
Diskutime rreth kësaj post