Deputetja Monika Kryemadhi është shprehur këtë të martë se në kohën kur bashkëshorti i saj, kryetari i Partisë së Lirisë dhe ish-Presidenti i vendit, ishte në pushtet shqiptarët kishin më shumë para. Sipas saj, në kohën e Ilir Metës kishte standard jetese.
“Tani rritja ekonomike mezi e kap 3 për qind, në kohën e Ilir Metës rritja ekonomike ishte 22 për qind. Shqiptarët kishin më shumë para, investonin në shtëpitë e tyre, kshin më shumë standart jetese. Tani me 3 përqind rritje ekonomike është vetëm inflacion”, është shprehur Kryemadhi.
E ftuar në emisionin “Ora e Betit”, Monika Kryemadhi është rikthyer dhe njëherë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
“Edhe në 25 prill po të kishim qoftë dhe një miting të përbashkët situata do të ishte më ndryshe. Po të kishim që komisionerët të mos ndryshonin procesverbalin, anëtarët e KZAZ në Berat, në Durrës, në Korçë, në Vlorë të mos ndërronin procesverbalin, PS do të ishte me 4 mandate më pak dhe LSI do të ishte me 4 mandate më shumë”, ka shtuar ajo.
Diskutime rreth kësaj post