Kryeministri Rama është nderuar sot në Itali me titullin “Urdhri i Minervës”.
Rama mori pjesë sot në nisjen e vitit akademik në universitetin e njohur “Gabriele d’Annunzio”.
“Urdhri i Minervës është ndër titujt më të lartë të botës së akademikëve. Kuptova se unë në marr diçka që i përket Shqipërisë, popullit shqiptar dhe të gjithë atyre që na kanë bërë ne dhe brezin tonë këta që jemi”, tha Rama.
Para ceremonisë, Rama dhe përfaqësues të Universitetit Gabriele d’Annunzio nxitën bashkëpunimet në arsim mes dy vendeve.
Diskutime rreth kësaj post