Turqia është goditur nga një tjetër tërmet të hënën, duke vrarë 1 person dhe duke lënduar 69 të tjerë.
Por për shkak të tërmetit të ditës së sotme janë shembur edhe disa ndërtesa të cilat ishin dëmtuar që nga tërmeti i 6 shkurtit por që kishin arritur të mos shembeshin deri në këto momente.
Sipas mediave të huaja tërmeti me magnitudë 5.6 ballë ishte me qendër në qytetin Yesilyurt në provincën Malatya në Turqinë jugore.
Një babë dhe vajza e tij u shpëtuan nga rrënojat e një ndërtese katërkatëshe dhe u dërguan në një ambulancë me barela.
Kryetari i bashkisë së Yesilyurt, Mehmet Cinar tha se dyshja kishin hyrë në ndërtesën e dëmtuar për të mbledhur sendet.
Ndërkohë disa pamje dramatike thuhet se tregojnë ndërtesat tashmë të dëmtuara që shemben në grumbuj rrënojash në rrugët e Malatyas pas tërmetit, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit analizuan rrënojat e një ndërtese tjetër që u rrëzua mbi disa makina të parkuara.
Malatya ishte ndër 11 provincat turke që u goditën rëndë nga tërmeti me magnitudë 7.8 që shkatërroi pjesë të Turqisë jugore dhe Sirisë veriore më 6 shkurt.
Ai tërmet çoi në më shumë se 48,000 vdekje në të dy vendet, si dhe në shembjen ose dëmtimin serioz të 173,000 ndërtesave ne Turqi.
Diskutime rreth kësaj post