Shqipëria dhe Mali i Zi firmosën ditën e sotme në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverise disa marrëveshje, të cilat do shtrihen në disa sektorë. Ajo që u vu re dhe që u cilësua pozitive ishte dakordimi për ndërtimin e Urës së Bunës, projekt ky, i cili do të shkurtojë largësitë mes dy vendeve.
Analisti Mentor Nazarko, në “News Line”, me gazetaren Viol Xhafaj, tha se ndërtimi i kësaj ure do ketë ndikim të jashtëzakonshëm në sektorin e turizmit, por dhe në forcimin e faktorit shqiptar në rajon.
“Ky është takimi i dytë, dhe nuk ka vijë lidhëse me të parin që u mbajt në Shkodër. Ky është duke ndodhur teksa në krye të Malit të Zi është një kryeministër shqiptar dhe kjo është ngjarje e rrallë historike. Dritan Abazoviç është model i udhëheqësit shqiptar atipik. Është jashtë modelit klasik të udhëheqësit shqiptar. Ka një bilanc të jashtëzakonshëm dhe të suksesshëm në Mal të Zi, p por ai nuk ka ditur ta shesë siç duhet, sepse nuk ka media në dispozicion ta mbështesin. Ka rezultate konkrete, u firmosen 12 marrëveshje, 3 prej të cilave kanë impakt të madh. Ndërtimi i urës së Bunës do ketë ndikim të jashtëzakonshëm. Kjo është një urë, e cila lehtëson komunikimin midis Tiranës e Podgoricës, por dhe Sarajevës. Kjo ka ndikim të jashtëzakonshëm shqiptarizues. Ata me njëri tjetrin do të komunikojnë intensivisht. Këto zona janë të bekuara, sepse i kanë të gjitha, kanë dhe pasuri minerare”, tha ai.
Ai theksoi se një tjetër marrëveshje, e cila ka impakt të madh për shqiptarët, është ajo e njohjes së kontributeve. Sipas tij, krahas zhvillimeve në turizëm, marrëveshje të tilla do ndikojnë në fuqizimin e faktorit të paqes.
“Projekti tjetër, që është ide e Abazoviç, është për Podgoricën si qytet bregdetar. Njohja e kontributeve e shqiptarëve në Mal të Zi dhe anasjelltas. Ka shumë shqiptarë që punojnë në Mal të Zi në sektorin e ndërtimit. Kanë një impakt të jashtëzakonshëm, në favor të paqes dhe me vlerë shqiptarizues”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post