Mbrëmjen e djeshme banorët kanë organizuar një lojë me pyetje interesante të përgatitura nga “Vëllai i madh”.
Një nga pyetjet për Krist Aliajn ishte të tregonte arsyen e ndarjes së tij të fundit.
Kristi u përgjigj se: “arsyeja e ndarjes së fundit është se krijova interes për një vajzë tjetër”, pra për Keisin.
Mirëpo, me këtë përgjigje Kristi hodhi poshtë gjithë tregimin e tij në dhomën e rrëfimit gjatë spektaklit të shkuar.
Mbrëmjen e së shtunës, teksa u pyet për lidhjen jashtë, ai u shpreh se e kishte mbyllur përpara se të bëhej pjesë e shtëpisë, ndërsa dje ai ra ndesh me fjalët e tij tek pranoi se pëlqimi për Keisin bëri që të mbyllte lidhjen me Zazan, e cila mesa duket e priste jashtë shtëpisë.
Diskutime rreth kësaj post