Kryeministri Edi Rama dhe Dritan Abazoviç kanë nisur ceremoninë e firmosjes së marrëveshjeve mes dy vendeve.
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez Dritan Abazoviç firmosën Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.
Ura 310 metra e gjatë do të shkurtojë rrugën nga Mali i zi drejt Shqipërisë duke kaluar nga Ulqini drejt Velipojës, nga 70 kilometra në vetëm disa kilometra.
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi zhvilloi sot mbledhjen e dytë të përbashkët të kabineteve qeveritare.
Mbledhja u zhvillua në Podgoricë, ndërsa e para është mbajtur në Shkodër, në korrik të vitit 2018.
Mbledhja në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Podgoricë zgjati më shumë se dy orë dhe fokusua te projektet që kanë rëndësi për të dyja vendet.
Diskutime rreth kësaj post