Gjatë fundjavës kemi parë një ndryshim të motit. Pas ditëve të ngrohta dhe me diell, vendi është në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut.
Qendra Ciklone ka përfshirë Mesdheun, e cila është afruar drejt vendit tonë duke shkaktuar stuhi ere të vrullshme dhe reshje shiu me intensitet të lartë në zonën e Shkodrës.
Sipas meteorologes Rezarta Xhakollari, stuhia do të vazhdojë deri pas mesnate në vendin tonë. Era do të jetë mbi 30 m /sek dhe dallgëzim të lartë mbi 8 ballë.
Diskutime rreth kësaj post