Gjatë ditës së djeshme ka pasur disa debate mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, të cilët kanë vendosur që të sqarohen teksa janë ulur për të fjetur.
Këngëtari i tha partneres së tij se ka ‘2-3 gjëra që nuk i pranon tek ajo’, por që do ia thotë pasi të dalin nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Teksa Kiara tentoi ta pyeste se për çfarë bëhet fjalë, Luizi tha se janë disa gjëra që do ia thotë vetëm asaj dhe që do i sqarojnë pa asnjë problem.
Luizi: Ka 2-3 gjëra që unë nuk i pranoj te ti, që i ke ti.
Kiara: Mi thuaj cilat janë.
Kiara: Që nuk i duron dot. Ça qenkan këto që nuk i thua.
Luizi: Unë nuk i duroj se më krijojnë problem mua, në sensin në atë që dua me pas me ty, mua më krijojnë problem.
Kiara: Po qenka problem shumë i madh.
Luizi: Nuk është fare, se janë komplet gjëra që sqarohen. Që ti i bën shpesh dhe pa vetëdije.
Kiara: Në lidhje me karakterin.
Luizi: Po, i bën pa vetëdije.
Kiara: Që jam si e ftohtë.
Luizi: Nuk do të them. Janë gjëra që dua ti flas vetëm me ty. As nuk do mërzitesh as ti dhe as unë, jam i bindur 2000 për qind që ke me i kuptuar dhe do i pranosh, se të njoh. Kur të dalim jashtë do ti them.
Diskutime rreth kësaj post