Roland Bejko, gjatë një interviste televizive, ka komentuar takimin Berishës në Gjirokastër, duke u shprehur se ai ishte një dështim total, si në planin e pjesëmarrjes, ashtu edhe në planin e përcjelljes së ideve.
Ai shtoi gjithashtu, se Berisha tanimë nuk prodhon më as Berishën e viteve 2005.
“Ka qenë një dështim total si në planin e pjesëmarrjes dhe përcjelljen e ideve. Kur Berisha vinte ne Gjirokastër, zgjidhje për të përçuar mesazhe të rëndësishme. Berisha m’u duk i lodhur, përsëriti vetëveten. Dy gjëra më bënë përshtypje, një që pranoi që është pakicë, në raport me popullin shqiptar dhe vazhdon ende të kërkojë mbështetje.
Vetë grupimi i Berishës është ndarë në dysh, pasi primaret ishte një dështim dhe bashkë më primaret u mbyll edhe kapitulli i personave që besonin te Berisha. Berisha premtoi se do të vinte në pushtet sapo të merrte drejtimin e PD, demokratët erdhën në protesta, por ai dështoi, Dështoi të demokratizimi i partisë, dështoi të bashkimi i partisë dhe dështoi te politikëbërja, te projekti politik.
Ai nuk prodhon më as Berishën e viteve 2005, i kanë mbaruar idetë edhe është i izoluar. Kështuqë nuk gënjen me një fëmijë të kopshtit e jo më ata që kanë shpresat te ti. Ata që ndjekin Berishën nga prapa janë ata që thonë shpresa vdes e fundit, pjesa tjetër janë ata që kanë interes te Berisha dhe një pjesë tjetër që besojnë se ai do të marrë vulën.
Berisha e ka kuptuar, nuk bën fushatë elektorale. Opozita 3-4 muaj duhet të jetë në proces organizimi, takimeve me njerëzit. Ai bën takime me militantët. Qarku i Gjirokastrës ka 7 bashki, dhe në këto të organizosh takim me 150 persona, është dështim”, shprehet Bejko.
Diskutime rreth kësaj post