Mirlinda Çollaku, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, ka publikuar mesazhin që po iu dërgohet demokratëve për protestën e 3 marsin.
Siç shihet në mesazh, bëhet thirrje për pjesëmarrje në protestë të kryeministria, por specifikohet që nuk duhet të merren simbole të Partisë Demokratike. Ajo thotë se një tregues i tillë, është se në 3 mars do jetë një “8 janar i dytë”, referuar protestës së Sali Berishës për të zaptuar selinë e partisë.
“Të dashur demokratë! Më 3 mars, ora 12:00, të gjithë bashkë para Kryeministrisë. Ora e Rezistencës, Revoltës, Revolucionit na thërret! Simbolet e PD dhe të pluralizmit nuk i japim! Shqipërisë i dalim Zot”, shkruhet në mesazh.
“Ky është mesazhi me të cilën po ftohen njerëzit në protestë! Protestë për simbolin e PD pra dhe jo kundër Ramës! Kjo nuk është protestë kundër Ramës. Kjo është ftesë për një 8 janar të dytë”, shkruan Çollaku.
Berisha ka thirrur protestë në 3 mars, ditën kur Gjykata e Apelit do të vendosë për vulën e Partisë Demokratike.
Diskutime rreth kësaj post