Një vajzë 10-vjeçare Eylul Kılıç, u shpëtua pas 147 orësh nga rrënojat e një ndërtese në rajonin Nizip në qytetin Gaziantep, të shembur në tërmetet me qendër në Kahramanmaraş.
Gjesti që mori vëmendje nga mediat e huaja, është ajo që bëri vajza pasi shpëtoi, lëshoi në qiell një pëllumb të bardhë.
Eylul gjatë tërmetit, ndodhej si mysafire në pallatin “Furkan” në shtëpinë e të afërmve të nënës së saj.
Vajza e vogël falënderoi të gjithë ata që janë lutur për të, si dhe ekipin e kërkim-shpëtimit që e nxori nga rrënojat.
Babai i saj, Hakan Kılıç, në një prononcim për Anadolu, tha se natën e tërmetit vajza e tij kishte dëshirë të qëndronte tek të afërmit.
“E lejova vajzën të qëndronte si mysafire, pasi edhe shkollat ishin në pushim për shkak të reshjeve të borës. Shkollat ishin në pushim për shkak të reshjeve të borës dhe ne e lejuam vajzën të qëndronte. Shtëpia jonë nuk pësoi dëme por shtëpia ku vajza jonë qëndroi si mysafire u shemb. Kur e mësova këtë shkova menjëherë në zonën e rrënojës dhe u trondita. Që nga ajo ditë e deri kur jam bashkuar me vajzën time i jam drejtuar Allahut dhe i jam lutur. Gjatë këtij procesi janë bërë lutje si në Nizip ashtu edhe nga të gjithë njerëzit në mbarë vendin. Edhe ekipet tona kanë bërë shumë përpjekje. Unë asnjëherë nuk e humba shpresën. Më erdh një ndjenjë sikur Eylül ndodhej pranë meje. Unë nuk u largova kurrë nga ajo zonë”, tha ai.
Kılıç thotë se u gëzua shumë kur nga zona e rrënojave në fund të 147 orëve, dëgjoi zërin “e gjetëm Eylul-in”.
“Derisa ndodhesha pranë rrënojave, kur dëgjova zërin ‘e gjetëm Eylül-in’ falenderova Allahun duke i bërë sexhde me lot në sy mbi tokë. Ishte një ndjenjë shumë e bukur e cila nuk mund të shpjegohet. Sikur ato rrënoja ishin mbi mua dhe m’u hoqën. Falënderova Allahun. U bashkova me vajzën. Ajo është në gjendje shumë të mirë dhe nuk ka asnjë problem shëndetësor. Lus Allahun që askush të mos përjetojë më një fatkeqësi të tillë“, tha ai sipas Anadou Agency.
Diskutime rreth kësaj post