Në një intervistë televizive, aktori i njohur Genc Fuga, ka rrëfyer “pa doreza”, duke thënë disa të vërteta që jo shumë i pranojnë, aktori rrëfen për herë të parë situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet së bashku me bashkëshorten e tij, Eni Jani, aktoren e njohur të “Njerëz dhe Fate”.
“Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri. Nuk e di si i gjejmë forcat në fund të muajit që presim daljen e rrogës së radhës”,– ka shprehur aktori.
I pyetur se se cili ka qenë momenti kur bashkëshortja e ka mbështetur më shumë, ai tha:
“Unë fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave. Eni duhet të fshehë pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes. Është një sakrificë, është një rol mbi rol që duhet të luajmë çdo fund muaji”.
Diskutime rreth kësaj post