Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ka mbajtur fjalimin e saj në një vjetorin e agresionit rus në Ukrainë, opinionistja Kimete Berisha, është shprehur me një gjuhë shfrenuese, duke iu drejtuar presidentes me akuza tepër të rënda.
Në reagimin e saj, Berisha ka shkruar se Osmani është bërë Presidente, duke i mohuar ushtarët e UÇK-së.
Ajo nuk i ka kursyer aspak fyerjet ndaj shefes së shtetit.
Sipas saj, Osmani është e poshtër dhe banale.
Reagimi:
“Tezja Presidente tha se ‘Lufta e Ukrainës është lufta jonë’! Jo teze. Lufta jote po shihet. U bëre Presidente duke i mohuar ushtarët e UÇK-së (duke e përdorur Rugovën për së vedkuri dhe duke i mashtruar ata që të mbështetën: herë Sejdiun e herë Mustafën).., E tash si Presidente po i punëson familjen në Institucione: kaq ideale të larta ke pasur ti. S’të vjen inat: jo që je e poshtër, por që je banale! Se të jesh ‘e poshtër’ e të mos vërehesh – është marifet”, ka shkruar Berisha.
Gjithashtu, ajo ia ka rikujtuar Osmanit edhe emërimin e tezakes (Venera Çerkini) në pozitën e Drejtoreshës së Agjencionit për Zhvillim të Bujqësisë.
“Hajde vëllain…e kuptoj…por nuk e kuptoj pse njeriu normal e shkatërron karrierën e vet për një ose më shumë teze… Nuk është e mundur ta duash tezen aq shumë, sa të turpërohesh publikisht për të…! Por, askush nuk e shkatërron veten për teze por për paret që i menaxhon tezja. Tezja është pare. Komandantja e Ministrisë së Bujqësisë…! P.S. Thjesht, marrëzi: Ta blesh me pushtet – dështimin…ta blesh met’njofshëm – turpin. (Vërejtje: Di edhe më zi – por s’po dua)”, ka shkruar Berisha.
Diskutime rreth kësaj post