Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se kryeministri Albin Kurtika zhvilluar sot një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet në prag të takimit të së hënës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Sipas njoftimit, gjatë bisedës, kryeministri Kurti ka konfirmuar qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Megjithatë, siç bëhet e ditur, për ndërtimin e marrëdhënieve normale, evropiane e të fqinjësisë së mirë, Kurti ka thënë se përveç njohjes reciproke në qendër të marrëveshjes, duhet konsideruar edhe të drejtat e pakicave kombëtare.
“Kryeministri falënderoi z. Chollet për mbështetjen përgjatë procesit të dialogut dhe vëmendjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e posaçërisht të z. Chollet personalisht. Gjatë kësaj bisede, z. Chollet u njoftua nga Kryeministri që sot në Kosovë, bashkë me 12 gazetarët ukrainas, kemi shënuar njëvjetorin e agresionit duke përkujtuar viktimat por edhe luftën e drejtë çlirimtare të popullit ukrainas”, thuhet në fund. /GazetaExpress
Diskutime rreth kësaj post