Duket se Kristin e presin ditë të vështira! Njerëzit po shijojnë romancën midis tij dhe Keisit që ka nisur brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Por jashtë shtëpisë dikush është lënduar nga kjo situatë, dhe përflitet se është e dashura e Kristit.
Në fillimet e lojës ai u shpreh që kishte një marrëdhënie jashtë pa dhënë shumë detaje, madje e cilësonte si një ndër asryet për të cilat nuk e pranonte afrimitetin e Kejvinës. Por gjërat duket se kanë ndryshuar!
Ajo quhet Zaza dhe shfaqet e prekur dhe vlerëson mesazhet pozitive e mbështetëse që ka marrë këtë periudhë.
“Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë.
Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani. Më lehtëson vërtet të di se njerëzit që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin!
Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik, edhe kur gjërat bëhen të vështira.
Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë. Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falenderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!”– shkruan Zaza.
Diskutime rreth kësaj post