Deputeti Klevis Xhoxhi beson se në Elbasan do të jetë kandidat për kryetar bashkie Gledian Llatja, i cili aktualisht është po në këtë pozitë.
Në një intervistë për emisionin “Rinon” , Xhoxhi theksoi se në PS janë forumet ato të cilat vendosin për kandidatin që do të përfaqësohet PS.
“Në PS janë forumet ato të cilat vendosin për kandidatin që do të përfaqësohet PS. Sot Elbasani përfaqësohet nga një kandidat i PS i cili është në punë, në gjykimin tim ka bërë një punë shumë të mirë gjatë këtyre viteve dhe besoj fortë që prokupimi i tij i vetëm është të çojë zhvillimin e qytetit të Elbasanit dhe jo të ketë prokupimin nëse do të kandidojë apo jo. Besoj fortë se forumet e PS do i japin besimin për një mandat të dytë”- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post