Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me demokratët e Bulqizës, u shpreh se revolucioni i nisur nuk do të ndalet më.
Ai tha se ky revuluzion ka vetëm një qëllim përmbysja e regjimit të Edi Ramës, dhe rikthimin e dinjitetit të shqiptarëve.
“Por sot pas 32 vitesh ne përballemi me një monizëm të ri. Ky monizëm nuk bazohet më në doktorinën çnjerëzore Marksiste-Leliniste, por bazohet në krimin, drogën, vjedhjen, varfërimin tuaj. Bazohet në urrejtjen e qeveritarëve ndaj qytetarëve. Bazohet në diskrimimin masiv të qytetarëve.
Ndaj dhe ne jemi sot në këmbë, jemi përsëri në një revolucion, në një besë me njëri-tjetrin se do të ecim të sigurtë drejt fitores tonë. Sot kemi para jush kandidatë të shkëlqyer, Durim Fikun, në Peshkopi, Mat, kudo, njerëz që i zgjodhët me votën tuaj të lirë. Kemi kandidatë të vullnetit tuaj politikë. Nuk ndalin nga shpellat, nga perdet, por vijnë me firmën tuaj, vijnë me respektin e thellë ndaj jush.
Shqipëria nuk ka patur ndonjëherë kandidatë të vullnetit të lirë, siç janë kandidatët tanë në këto zgjedhje. Revolucioni ynë ka një mision kryesor, fitoren e tyre, përmbysjen e monizmit bashki në bashki. Revolucioni ynë ka një mision, përmbysjen e regjimit të Edi Ramës. Një regjim i cili nuk është armik vetëm i demokratëve, por i mbarë shqiptarëve.
Miqtë e mi!
Nga viti 2014 deri në vitin 2022, nga ky regjim u larguan nga Shqipëria 937 mijë shqiptarë vetëm në BE. Nga këta rreth 80% nën moshën 32 vjeçare. Kurrë në histori, asnjë luftë, asnjë epidemi, asnjë pushim dhe asgjë nuk ka shkretuar shqiptarët sa Edi Rama”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post