Në një intervistë televizive, kreu i Nismës Thurje u shpreh “i lumtur” nëse brenda Partisë Socialiste ka ndonjë përçarje.
“Ashtu i pafsha. Unë uroj t’i shoh që këta të hanë kokat e njëri tjetrit sepse në fakt, kur ata janë bashkë, zakonisht bëhen bashkë për të na vjedhur ne, kështu që sa herë ata konfliktohen me njëri-tjetrin, dalin të palarat në publik, ne kuptojmë ç’na kanë bërë dhe në një farë mënyre ata bëhen më vunerabël sepse shantazhojnë edhe njëri-tjetrin,” – u shpreh Shabani.
Sipas tij sa herë ka konflikte brenda Partisë Socialiste është një lajm pozitiv.
Kujtojmë se gjatë një interviste të dhënë për një emision televiziv ish-ministri Arben Ahmetaj i kërkoi kryeministrit Rama që të mos bëjë gjykatësin në lidhje me akuzat që aludohen ndaj tij.
Së fundmi, pas denoncimeve të bëra në SPAK ndaj tij, ish-ministri Ahmetaj është lënë mënjanë nga të gjitha postet politike në Partinë Socialiste.
Diskutime rreth kësaj post