Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shprehu haptas zhgënjimin e tij ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha duke deklaruar se ky i fundit nuk e kishte telefonuar asnjëherë për të tentuar që të sjellë bashkim në opozitë.
Ai tha se Berisha nuk i merr aspak në konsideratë krerët e partive të tjera opozitare, ndryshe nga konsiderata që ka për Metën.
“Një sms nuk ma ka sjellë. Nuk duhet të na çudisë kjo që Berisha nuk na thirr neve. Po këta që thonë se janë PD zyrtare, si nuk na thonë njëherë si do ja bëjmë me këto kandidatë. Situata është shumë kaotike.
Ne jemi vetëofruar për të qenë korrektë. Neve nuk na konsideron, Metën e konsideron, mund të ketë të drejtë po le ta provojmë njëherë sesa do arrijmë në zgjedhje. Berisha është gjigand në politikë, por si ka mundësi, një njeri që merr vesh kaq shumë në zgjedhje, që ka shumë eksperiencë, sot nuk e bën dot t’i bashkojë. Dalim tek përgjigjia që ka probleme brenda PD-së më me rëndësi se bashkimi opozitar”-tha Duka.
Diskutime rreth kësaj post