Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj pohoi se nuk ka qenë kaq i fuqishëm sa të quhej ‘koka e inceneratorëve’, sa të lëvizte qeverinë.
‘A jam takuar në Maltë me Klodian Zoton? Kurrë! Ti flet me kolegët e mi dhe mua nuk ma thonë. Pse nuk e thonë në SPAK, i ftoj ta thonë në SPAK. Ti duhet të shohësh letrat.
Si ka mundësi të jesh ‘koka’ e inceneratorëve dhe të kesh fuqi të mbinatyrshme dhe të marr gjithë kolegët dhe ta bëj të gjithën këtë. Nuk kam qenë aq i fuqishëm që të vë në lëvizje qeverinë, bashkinë.
Duhet të isha guru që të marr kryeministrin. Janë investime të domosdoshme në përputhje me vizionin e qeverisë. si je ‘koka’ kur ke lënë letra që refuzojnë financimin? Tirana i takon privatit. Këto po i quaj provokime. Cilët kolegë janë?’, tha ai për “Opinion”.
Diskutime rreth kësaj post