Ish-kryeministri dhe politikani socialist Pandeli Majko është nisur këtë të enjte drejt Kievit. I shoqëruar nga dy kolegët e PS, Xhemal Qefalia dhe Denis Deliu, Majko duke se do të jetë nesër në Ukrainë, në një vjetorin e nisjes së luftës.
“Duke udhëtuar drejt Kievit me kolegët Xhemal Qefalia dhe Denis Deliu…”, shkruan Majko mbi foton e publikuar në llogarinë e tij në Facebook.
Deputeti socialist është nisur nga Polonia, në një udhëtim që zgjat 15 orë. Kjo është një nga mënyrat e udhëtimit që kanë zgjedhur liderë të shumë në fillim dhe gjatë luftës në Ukrainë, pasi konsiderohet e sigurt dhe shmang zonat ku ka luftime.
Diskutime rreth kësaj post