Pasi shkëputi marrëdhëniet me Luizin, Armaldo Kllogjeri u pozicionua në anën e Olta Gixharit (edhe pse nuk e pranon). Por Maestros edhe me Oltën nuk po i ecën.
Shkak për këtë u bë sot zgjedhja e liderit të shtëpisë. Teksa ishin duke diskutuar për votat që secili ka dhënë për liderin, Olta dëgjoi që Maestro ia ka dhënë votën Kiarës.
Kjo e acaroi aq shumë aktoren, saqë i bëri të ditur se në mundësinë tjetër që do ketë në dorë, do ta përdorë për ta nxjerrë në nominim.
“Ky nuk rri dot pa bërë kështu… dhe unë nuk rri dot pa i tregu që bën kështu…’”, i tha Olta.
Maestros i ngriu buzëqeshja, dhe ndonëse vijoi të thoshte se ajo e kishte gabim, fjalët e tij nuk e bindën aktoren që e kërcënoi duke i thënë se do ta shkatërronte.
“Me këtë i thotë Luizit të lutem mos më elemino. Tani nëse mua më vjen një mundësi ty do të shkatërroj. Se zarfin e kuq e kisha, kam ndërruar nominimin se ti e di shumë mirë vetëm që të mos dilje në nominim sepse shpëtove i fundit dhe ishe gati për të ikur. E ndryshova komplet”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post