Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Elbasani paralajmëroi kryeministrin Rama, duke thënë se duhet të qëndrojë mirë në karrigen e kryeministrit, pasi ajo nuk është e tija, por e shtetit dhe e popullit.
Meta tha se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me ligjin, duke theksuar se “Rama ka ikur me kohë”.
“Prandaj të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm në raport me ligjin, sepse Rama ka ikur me kohë, mjerë kush nuk e ka kuptuar akoma. Por shkeljet e ligjit mbeten aty edhe ato marrin në qafë familje të tëra. Pse? Për qejfin e një aventurieri dhe një bande aventurierësh, që nuk e di ka dhe nesër dhe që nuk e di që karrigia nuk është e tyre, por është e shtetit dhe popullit. Nëse nuk rri siç duhet në atë karrige, ajo karrige të bie kokës”, tha nder te tjera Meta.
Po ashtu, Meta tha se kjo është një qeveri e korruptuar, ndërsa mori shembullin e aferës së inceneratorëve, për të cilën ministri i Financave në atë kohë, Shkëlqim Cani nuk pranoi të firmoste.
“Po pse mo ca e dini ju Shkëlqim Canin? E dini njeri pa mend që tha ‘unë më mirë ik nga qeveria sesa të firmos për inceneratoret e këtyre’. Shkëlqimi është socialist me integritet, nuk është kështu hajde nga rruga dhe firmosni ju edhe takohemi pastaj te vendi. Jo, sepse Shkëlqimi kishte qenë zv.kryeministër në kohën e një tjetri kryeministri, që firmoste shpejt e shpejt ai. Më vend që të sillte bukë sillte marmelatë”.-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post