Ish-juristi i OSHEE-së, Romeo Karaj, është personi i cili ka kallëzuar në SPAK kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për aferën CEZ-DEA. Karaja ka folur këtë të martë në Euronews Albania, ku dha detaje në lidhje me atë që ai e konsideron marrëveshja e korrupsionit Meta-Ismailaj.
Ai tha se marrëveshja është lidhur në Pragë më 1 shkurt 2011, ndërsa tha se ka pasur dhe një takim sekret mes Ilir Metës dhe ish-administratorit të DIA, Kastriot Ismailaj.
“Kemi të bëjmë me një marrëveshje korrupsioni. Marrëveshja Dia Cez është lidhur vetëm pasi është bërë një vizitë jo e autorizuar dhe kjo provohet nga vetë deklaratat e Berishës, e Metës dhe Ismailajt në Pragë. Kjo marrëveshje është lidhur me 1 shkurt 2011 në mënyrë të plotë. Për t‘u lidhur kjo marrëveshje në mënyrë të jashtëligjshme. Nuk besoj se ka proces-verbale takimi i tij me drejtuesit më të lartë të të CEZ në Pragë”- theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post