Arabia Saudite mbjell grurë në shkretëtirë. Objektivi është të rritet siguria ushqimore në këtë shtet arab, që importon rreth 90 për qind të ushqimit.
Ferma prej 988 hektarësh është hapur më 2022 por gjatë këtij viti ka gjetur akoma më shumë zhvillim për të kultivuar produkte për ushqyerje të sigurt dhe të pastër, dhe këtu përfshihen produktet e grurit, për të cilin fermerët filluan të shfaqin më shumë interesim.
Por, ajo që i dha më shumë shtytje kultivimit të grurit ishin problemet me zinxhirët e furnizimit në vitet e fundit, për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe luftës Ukrainë-Rusi” .
Ferma nuk përdor pesticide, kimikale dhe fara të modifikuara gjenetikisht dhe pritet të kontribuojë me 1,700 tonë grurë në vit.
Diskutime rreth kësaj post