Gazetari Adriatik Doçi thotë se ka një të penduar të drejtësisë në lidhje me çështjen “CEZ-DIA”.
Në një intervistë televizive, Doçi u shpreh se i penduari është Elvis Mataj, një njeri i afërt i kreut të partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Sipas Doçit, ata të dy janë prishur më parë për disa pazare.
“Takime, sms dhe dëshmi, i ka prokuroria. Kemi edhe një të penduar në këtë histori. Nëse nuk do të kishte një të penduar, mbase nuk do të hapej kurrë kjo dosje. I penduari është Elvis Mataj.
Elvis Mataj është njeriu kryesor, më i afërt dhe më i besuar i Ilir Metës, por që është prishur në pazar më përpara. Ilir Meta, dyshohet që e ka caktuar Elvis Matajn drejtor ekzekutiv te kompania DIA. Elvis Mataj ka qenë kreu i LRI-së në vitin 2005. Ka qenë një personazh i afërt”, – theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post