Valbona Mema mësohet se ka lënë shtëpinë e BBV pak minuta më parë për një urgjencë shëndetësore familjare, kaq dihet për momentin.
Kujtojmë se Valbona ka pasur ditë shumë të ngarkuara këto të fundit për shkak të zënkave dhe debateve me disa banorë e sidmos me Luizin.
Zinxhiri i shpëtimit ishte tema kryesore që shoqëroi bisedat e të gjithë banorëve gjatë mbrëmjes së kaluar.Olta dhe Dea komentuan veprimin e Valbonës e cila shpëtoi Kiarën të parën.
Sipas Deas, ajo zgjodhi Kiarën, për të dalë mirë me Luizin. Kjo e fundit shtoi se Valbona e ka personale me të dhe se shpesh herë e ngacmon për gjëra koti.
Dea u shpreh se Valbona do ta shohë atë jashtë dhe se në një farë mënyrë, i kishte thënë se përballë Tanit, ajo rrezikon të dalë nga shtëpia.
Olta i tha Deas që të merret me Oltën, sepse ajo nuk ka nerva të merret me të. E vetmja gjë që kam në dorë, tha Olta, është vetëm ta dërgoi atë në nominim.Dea nga ana tjetër, u shpreh se Valbona poi a kërkon që ajo të merret me të, sepse e ngacmon gjithë kohën.
Diskutime rreth kësaj post