Gazetarja Keida Kostreci thotë se fundi i luftës në Ukrainë duket se nuk është e afërt.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Kostereci u shpreh se NATO nuk ka furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë, pasi i druhet një konfrontimi të drejtpërdrejt me Rusinë.
“Kjo do të thotë që fundi i luftës nuk është afërt, ko do të thotë që NATO, SHBA shpresojnë që Ukraina, me mbështetjen e tyre të vazhdojë të bëjë qëndresë, por nga ana tjetër, kjo do të thotë që do të vazhdojë sfida nga ana e presidentit Putin.
Mund të jetë një përpjekje e stërzgjatur, ndërkohë që NATO. SH BA, BE kanë thënë që duhet të marrin mbështetje ushtarake, por kanë hezituar që të japin avionë luftarakë siç ka kërkuar Ukraina, sepse i druhen një konfrontimi të drejtpërdrejt NATO-Rusi, gjë që Perëndimi do që ta shmangë”, theksoi ajo.
Diskutime rreth kësaj post