Protesta e radhës e Partisë Demokratike para parlamentit do të zhvillohet të enjten më 23 shkurt.
Lajmin e bëri të ditur deputeti demokrat, Flamur Noka, i cili tha se vendimi u mor ditën e sotme nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.
Ndër të tjera, ai tha se kryeministri Edi Rama nuk ka shanse që t’i mbyllë gojën opozitës.
“Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike vendosi: Protestat do të vazhdojnë! Thirrje qytetarëve për protestën e radhës ditën e Enjte, para Parlamentit, ora 10:00! Liri pa fjalë të lirë nuk ka! Edi Rama nuk ka shans t’i mbyllë gojën opozitës!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Noka në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post