Banorët e “Big Brother Vip” janë ndarë në çifte për të realizuar një emission radiofonik brenda shtëpisë. Luizi dhe Kiara, të cilët e zhvilluan bashkë emisionin, floën fillimisht për çiftet e edicionit të kaluar të “BBV”, duke shprehur mendimet e tyre dhe duke prekur edhe marrëdhënien e tyre brenda formatit.
Që në nisje të emisionit, Kiara e prezantoi veten si “Kiara Tito Ejlli”, një prezantim që u nis disa ditë më parë si batutë nga Luizi, por që tani po thuhet plot dashuri nga moderatorja. Duke folur për çiftin e “BBV1”, Sarah dhe Pm, Luizi u shpreh se e vetmja gjë që për të cilën e ka zili Pm, është fakti se ka takuar babain e Kiarës. “Mendoj çdo ditë që të takoj Arben Titon”- tha Luizi, referuar babait të Kiarës.
Një tjetër çift që u diskutua ishte çifti Donald-Beatrix, për të cilët Luizi tha: “Nuk e kuptova se çfarë ishte, filloi aty, mbaroi aty. Donaldi jashtë u bashkua me Borën”. Nga ana tjetër, Kiara u shpreh: “Brenda shtëpisë ndodh që krijon afeksion, kështu e kam oarë Donaldin brenda këtyre mureve. Unë nuk kam besuar në dashuritë që nisin në “BBV” deri kur pashë çiftet e edicionit të kaluar”.
Për të kaluar në këtë edicion, Luizi dhe Kiara floën për dashurinë e tyre, duke nisur që nga momenti kur e kanë parë për herë të parë njëri-tjetrin. Ja kush ka qenë mendimi i parë i çiftit për njëri-tjerin:
Kiara: Gjëja që nuk më pëlqeu në fillim është që nuk kishe mjekër. Luizi: Edhe unë natën e parë që kam hyrë, kur të pashë mu erëësua gjithçka. Të kisha parë nga jashtë, por i keni fotot me filtra ju.
Më tej Kiara foli plot dashuri për Luizin, madje i uroi të gjitha vajzave që të kenë fatin e saj. Këngëtari, nga ana tjetër, ka nisur që tani me “ëndërrat” për të ardhmen.
“Kishe një pikë shumë të fortë që ishte humori, ishe pa komplekse dhe kjo gjë më bëri që të dashurohesha me ty. Mua çdo ditë më zgjojnë me shumë puthje dhe dashuri dhe do doja që edhe ju të zgjidhnit një person që ju zgjon me buzëqeshje.
Jam e lumtur dhe krenare që kam krah vetes një djalë si Luizi”-tha Kiara ndërsa Luizi shtoi: “Kam fr ikë se do të na duhet një shtëpi e madhe, sepse dua shumë fëmijë. Dua vetëm të të kem ty, kaq më mjafton. Pa puthur Kiarë, nuk e nis dot ditën dhe është mëse e sigurt që kështu do jetë gjatë gjithë jetës”
Diskutime rreth kësaj post