Konkurrenti i ri i shtëpisë, Tan Brahimi, ishte prezent mbrëmë në përballjen Valbona-Luiz, që solli zhurmë të madhe në shtëpi.
Luizi i kërkoi Valbonës arsyen pse votoi Oltën si lidere të shtëpisë, kur e dinte që ajo do të merrte gjithashtu edhe një avantazh në lojë.
Olta dhe Maestro gjetën rastin të ndërhyjnë për të dramatizuar situatën, duke e quajtur veprimin e Luizit “gjyq publik” dhe veprimin e tij “dhunë psikologjike”. Pikërisht nga ky presion, Valbona shpërtheu në lot, ndërsa Tani e pa të gjithë situatën pa ndërhyrë.
Kur këngëtarja i pyeti me lot në sy banorët pse nuk ndërhynë për ta mbrojtur, Tani i kërkoi falje dhe tregoi se ishte ndjerë keq.
Për të mos u dukur si Olta që preferon të dalë mirë vetëm në sytë e publikut, ai kishte preferuar të heshtte. Mirëpo, kjo gjë e kishte vrarë nga brenda, sa ai u shpreh se dëshironte të linte shtëpinë, pasi kjo kishte qenë “e keqja” më e madhe që ai kishte bërë në lojë.
Mirëpo, Luizi ndërhyri që të qetësonte dhe sqaronte mikun e tij, duke e ndaluar të dalë nga loja.
Më tej, Bona u përlot sërish dhe e falenderoi Tanin, kur mësoi se për arsyen që nuk e mbrojti, Tani kishte kërkuar të linte shtëpinë.
Diskutime rreth kësaj post