Edhe pse dukej si një shoqëri e vërtetë përtej kuadrit të lojës, tashmë marrëdhënia mes Luizit dhe Maestros është prishur.
Sipas këngëtarit, të gjitha shakatë i ka bërë vetëm për lojë, por siç duket Armaldo nuk i ka marrë për të tilla.
Së fundmi në një bisedë që Luizi ishte duke zhvilluar në dhomën e ndenjes me Nitën ai ka treguar se kjo marrdhënie është prishur dhe tani nuk rregullohet më.
“Unë ia kam thënë gjithçka e kam për lojë, sepse atë nuk e kam parë kurrë si lojtar as si banorë por e kam parë si shok.
E kam dash fort dhe i kam thënë që për shpirt të babës as këtu as jashtë ti me mua s’ke më punë. Sa të bie rrezja e diellit në këtë tokë me mua vizë, dhe kur e kuptoj që unë e kisha seriozisht e mendoj.
Ai kujtoj prapë që unë do ecja me lojën që kemi bërë në teatër. Kur e kuptoj që nuk e kisha për atë u çua dhe tha “hajde të luftojmë bullizmin”.- tha Luizi.
Diskutime rreth kësaj post