Rritja e çmimit për t’u pajisur me patentë ka bërë që qytetarët e Elbasanit të dynden nëpër qendrat shëndetësore për të marrë dokumentet që bëjnë të mundur nisjen e procedurave për pajisjen me lejen e drejtimit.
Në pamje duken qytetarë të shumtë të cilët prisnin në rradhë me orë të tëra që të shkonin tek specialistët dhe të pajiseshin me vërtetimet përkatëse për plotësimin e formularit.
Lejet e drejtimit që deri më tani kushtoni rreht 450 mijë lekë të vjetra priten që të dyfishohen dhe të shkojnë 850 mijë lekë të vjetra. Drejtoria e përgjithshme e Transportit Rrugor ka firmosur marrëveshje me grupet e interesit që përfshin rreth 300 autoshkolla në të gjithë vendin.
Sipas autoriteteve me çmimin e ri do të ulen abuzimet. Vendimi i ri rrit gjithashtu edhe orët e teorisë që shkojë deri në 36 seanca, të cilat do të bëhen për 15 dite.
Ndërkohë përsa i përket praktikës seanast do të zgjasin nga 40 minuta dhe do të jenë 34 seanca jo 25 sa ishin deri më tani.
Diskutime rreth kësaj post