Ditët mbetura të muajit shkurt do të jenë të ngrohta, ndërsa në fillim të muajit të ardhshëm pritet të rikthehet ulja e temtperaturave të ulta.
Meteorologu nga “Metooalb” Hakil Osmani në një intervistë televizive theksoi se vala e acartë është zhvendosur duke ia lënë vendin një mase më të ngrohtë.
“Kjo javë do të jetë e mbizotëruar nga kushtet e qëndrueshme të motit, çka do të thotë se do të kemi orë të shumta me diell në vendin tonë, kryesisht gjatë paraditeve. Pasditeve, herë pas here do të kemi kalime të vranësirave, të cilat më të fokusuara mbeten në zonat malore dhe po ashtu në Ultësirën Perëndimore.
Kushtet e qëndrueshme do të vijojnë deri në ditën e shtunë, ku në orët e vona të natës dhe mëngjesin e ditës së hënë do të ketë dhe shira të lehta”, u shpreh metereologu Hakil Osmani.
Diskutime rreth kësaj post