Rrjeti social “Tik-Tok” dhe “Instagram”, u tejmbush një ditë më parë me video nga koncerti i Butrinit Imerit, deri këtu jemi mirë, por, e çuditshmja është se në ato video, dëgjoheshin dy zëra: “Luizi, Luizi’ dhe ‘Serbi, Serbi, të *** r***”.
Video u shpërnda masivisht, madje u bë edhe lajm në disa portale showbizi në Shqipëri dhe Kosovë, duke u marrë si e vërtetë e jo një montim.
Pas bujës së madhe ka reaguar vetë Butrinti. Këngëtari ka ndarë në “instastory” video dhe foto nga koncerti, e në mes të tyre ka publikuar një foto të zezë, në të cilën shkruan: “Fake, fake, fake“,– si përgjigje e asaj që u përfol.
Madje ai ka publikuar edhe video, si për të treguar se në sfond nuk përmendet Luizi.
Me këtë përgjigje, Butrinti konfirmon se në video nuk është thënë asgjë për Luizin.
E gjitha ka qënë një modifikim i bërë (mbase nga fansat e Luizit dhe Kiarës, kjo e fundit, ish-partnerja e këngëtarit për rreth 2 vite).
Do thoni ju si u përfshi Butrinti me atë që po ndodh në “Big Brother”?
Shpesh herë këngëtari është përmendur në shtëpi, nga Kiara e cila ka treguar histori, madje edhe nga vetë Luizi.
Ky i fundit e ka thënë me zë të lartë se nëse brenda shtëpisë do futej një ish-partner i Kiarës, do e kishte shumë të vështirë.
Madje, Butrinti diti shumë mirë si ta përdorte për marketing.
Natën e ditëlindjes së Kiarës, ai luajti me publikun, duke paralajmëruar se në mbrëmje do vinte diçka e madhe.
Të gjithë menduan se ai do futej brenda shtëpisë e do këndonte, por nuk ndodhi ashtu.
Duke u bërë protagonist, dashur pa dashur, Butrinti tashmë do jetë mësuar me komente që lidhen me ish-partneren e tij dhe me Luizin.
Diskutime rreth kësaj post