Tashmë debati Luiz-Armaldo, është kthyer në një çështje, ndonëse mbrëmjen e djeshme në “prime” u stërdiskutua, Luizi dhe Maestro duket se nuk i shmangin dot komentet për njëri-tjetrin në biseda me banorët e tjerë.
Së fundmi, teksa ndodhej në oborr me Bledin, Nitën dhe Kiarën, këngëtari i ka mëshuar asaj që tha edhe mbrëmë që Armaldo i merr gjërat siç do vetë, teksa nuk hezitoi edhe ta thërriste me epitetin “servil”.
“Sipas mendjes së tij dhe fjalëve që tha mbrapa, ti ke dalë që je pro bullizmit, pro talljes dhe fyerjeve. Kupton? Pse” Se nuk ishe pro solidarizimit. Për atë e kemi të gjithë të shkruar qëkur kemi ardhur në jetë, mos e fyej tjetrin, mos i thuaj gjënë e rëndë. Atë na e mëson familja, na e mësojnë në shkollë. Nuk presim të na mësojë servili në këtë moshë. Të gjitha mënyrë tallje mund të jenë, në varësi si i merr ti”,-u shpreh Luizi.
Sakaq, kujtojmë që mëngjesin e sotëm Luizi ka shpërthyer sërish në lot, teksa ndodhej vetëm në oborr.
Luizi ka deklaruar shpesh se nuk do t’i rrëfejë emocionet dhe jetën personale dhe ai nuk është shprehur se çfarë e mundon.
Gjithsesi, në një bisedë me Valbonën pak ditë më parë tha se e ka marrë malli për të ëmën.
Ajo jeton në SHBA dhe që kur ka hyrë në “BBVA”, Luizi nuk ka marrë asnjë mesazh prej nënës e cila ka edhe probleme shëndetësore.
Fansa të tjerë spekulojnë se shpërthimet e tij emocionale, lidhet me presionin dhe rëndesën e madhe në format.
Ende asnjë surprizë nuk është bërë për Luizin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Diskutime rreth kësaj post