Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, po kalon një formë të mirë, pas transferimit tek skuadra e Lazios, ku tashmë 29-vjeçari është një lojtar kyç dhe titullar i padiskutueshëm për kryeqytetasit, e drejtuar nga Mauricio Sarri.
Në mediat italiane janë publikuar artikuj rreth mbrojtësit kuqezi, por këtë herë jo për çka ai ofron në fushën e lojës.
Shkrimet e publikuara trajtojnë jetën e Hysajt, të cilën e cilësojnë luksoze, madje duke shfaqur dhe foto të automjeteve të tij.
Tuttosport në titull vendos: Elseid Hysaj, sa luks për lacialin: Ja mega flota e tij e automjeteve.
Edhe Corriere Dello Sport ka folur rreth futbollistit
“Ferrari, Mercedes, Lamborghini e Jeep, luks ekstrem për Elseid Hysaj”,
Hysaj e ka bazuar karrierën e tij në futbollin Italian, aty ku e nisi gjithçka në moshën 15-vjeçare, tek akademia e Empolit.
Me të njëjtën skuadër debutoi në futbollin profesionist, më pas duke u transferuar tek Napoli ku luajti për 6 vite. Në 2021 u bashku Lazios ku numëron 47 paraqitje dhe ka shënuar 1 gol.
Diskutime rreth kësaj post