Banorët e “Big Brother VIP”, do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri, gjatë ditës së sotme.
Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Luizi dhe Kiara, kanë qenë të parët që e kanë hapur programin dhe tema e tyre ka qenë lidhjet e dashurisë mes banorëve të “BBV1” dhe “BBV2”.
Të dy kanë diskutuar lidhjet e krijuara brenda dhe vazhdimin e tyre jashtë shtëpisë së “BBV”.
Kiara ka treguar edhe se çfarë e bëri të dashurohej me Luizin.
“Më ke kapur në pikën e dobët, sepse njerëzit që kanë humor me bëjnë të ndihem mirë dhe ti kishe shumë humor dhe ishe i vendosur në gjerat që doje, e dije se çfarë doje dhe jo i lëkundur dhe kjo më bëri të dashurohesha me ty…”.
Diskutime rreth kësaj post