Olta Gixhari ka dërguar automatikisht në nominim Luizin, Bledin dhe Kiarën.
Kjo pasi që ajo dhe grupi i saj ka fituar sfidën e javës, duke pasur mundësinë të ketë fatin e “Zarfit të Kuq”, që do të thotë të privilegjohesh nga produksioni i Big Brother VIP Albania, shkruan lajmi.net.
Në anën tjetër, opinionistët e spektaklit, Zhaklina dhe Arbëri kanë dhënë mendimet e tyre sa i përket rrezikimit të banorëve.
“Mendoj se do të dali Bledi”, ka deklaruar shkurtimisht Zhaklina.
Në anën tjetër, të rrezikuar e ka cilësuar edhe Kiarën opinionisti tjetër i BBVA, Arbëri.
Por, ai e ka cilësuar fjalimin e Oltës para se të dërgonte në nominim banorët si “pa sens”.
“Fillimisht unë mendoj se fjalimi i Oltës në fillim ishte pa sens. Nuk kishte nevojë pasi që tingëllonte si e frikësuar. Kiarën dhe Bledin i shoh të rrezikuar, të dy mund të dalin, duke parë zhvillimet e fundit”, ka deklaruar Arbëri.
Diskutime rreth kësaj post