Efi Dhedhes do të zëvendësojë Bora Zemanin në “Për’puthen”. Ky ishte lajmi që ka bërë xhiron e rrjetit së fundmi. Ky “thashethem” rrodhi nga ambientet e Top-Channel, mirëpo një reagim nga palët e përfshira mungonte.
Deri tani! Së fundmi në një intervistë Bora është pyetur në lidhje me këtë çështje, ku as nuk ka pohuar as nuk ka mohuar një gjë të tillë.
“Nuk e di, ndoshta sezonin tjetër, unë do isha shumë e lumtur që Efi të bënte ndoshta Për’puthen, ndoshta diçka tjetër në Top Channel se është një nga vajzat e mia të preferuara”, tha Bora Zemani.
Ndonëse u bë e njohur nga program i dashurisë “Përputhen”, Efi Dhedhes e pati shpërthimin e saj në publik pas pjesëmarrjes në “Big Brother Vip”.
Pas Luizit, ajo ishte banorja e preferuar e shqiptarëve në këtë format. Disa ditë më parë Efi u eleminua nga “BBV”, pasi Dea e çoi në nominim së bashku me Luizin dhe Kiarën.
Kujtojmë se që në daljen e saj të parë, Efi Dhedhes u krahasua me Bora Zemanin për ngjashmërinë fizike që kanë. Rrjeti asokohe “vloi” me komente të tipit: “Si motra”, “Identike”, “Si dy pika uji”.
Edhe vetë Efi më herët në lidhje me këtë është shprehur se ndjehet e lumtur që e krahasojnë me një femër të bukur si Bora Zemani.
Diskutime rreth kësaj post